Sherr në Komunën e Leposaviqit, arrestohet e më pas lirohet zëvendëskryetarja e komunës

nga D. V.

Një sherr ka ndodhur paraditen e së mërkurës në komunën e Leposaviqit. Zëvendëskryetarja e Komunës dyshohet se sulmoi një grua, e cila kishte kërkuar vendimin mbi largimin nga puna. Policia ka njoftuar se zëvendëskryetarja u arrestua e më pas u lirua në procedurë të rregullt, raporton Ekonomia Online.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More