Regjisori nga Maqedonia e Veriut, Sulejman Rushiti ka arritur të rrëmbejë çmimet kryesore në Festivalin e Teatrove në Ferizaj, njofton TV21.
Për shfaqjen “13”, në regji të Rushitit, janë ndarë katër çmime.
Regjia më e mirë – Sulejman Rushiti
Aktorja më e mirë (Çmimi “Adriana”) – Donika Zeqiri
Skenografia më e mirë – Bekim Korça
Çmimi i Publikut – Shfaqja “13”
“Këto çmime janë mirënjohje për punën, talentin dhe përkushtimin e gjithë ekipit tonë artistik. Teatri “Adriana” vazhdon të dëshmojë se arti i mirëfilltë mbetet gjithmonë afër publikut dhe një krenari e madhe për qytetin tonë”, thanë nga Teatri “Adriana”, nën ombrellën e të cilës është punuar shfaqja.
Ndërkaq Rushiti u shpreh: “Shfaqja 13 e vazhdon rrugëtimin e saj dhe falë talentit, përkushtimit dhe energjisë së pashtershme të ekipit vlerësohet nga soektatori dhe juritë”./TV21
