ShKA “Bresana” merr çmimin special në edicionin e parë të festivalit “Pushka e Lirisë”

nga D V

Shoqëria Kulturore Artistike “Bresana” ka njoftuar se ka marrë tri çmime në edicionin e parë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Pushka e Lirisë” të mbajtur në Podujevë në nderim të Komandantit Zahir Pajaziti.

Çmimi special i këtij festivali, sipas njoftimit, i ka takuar ShKA “Bresana”, derisa Sara Hajrullahi është shpallur valltarja me e mirë, dhe Muhamet Sinani është shpallur veterani i festivalit.

Festivalit Kombëtar Folklorik “Pushka e Lirisë” në Podujevë, në edicionin e parë ka mbledhur ansamble nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, juria e përbërë nga Zhani Ciko, Dilaver Kryeziu dhe Minella Kureta, ka ndarë çmimin special “Zahir Pajaziti” për ShKA “Bresana” nga Dragashi, derisa vendi i parë i ka takuar ansamblit “Vaçe Zela” nga Fieri; vendi i dytë ansamblit AKV “Shqiponja” dhe vendi i tretë ShKA “Kastriotët” nga Ferizaj.

ShKA “Bresana” ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për korrjen e sukseseve të reja në festivale të ndryshme folklorike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More