Shkëndija humb derbin, Vardari fiton në Tetovë

nga D. V.

Shkëndija ka humbur derbin përballë Vardarit, me skuadrën nga kryeqyteti që fitojë me rezultat 1:0 në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Vardarin e shënoi David Babunski në minutën e 49-të kur ishte i saktë nga penalltia. Deri në fund kuqezinjtë e trajnerit Jeton Beqiri tentuan të barazojnë rezultatin, madje Besart Ibraimi arriti të dërgoj topin në rrjetë, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë triumf Vardari merr kryesimin e renditjes me 24 pikë, teksa Shkëndija mbetet në vendin e katërt me 21 pikë. Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së 10-të në elitë, teksa xhiroja e radhës në program është me 29 tetor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More