Shkup, 27 gusht 2025 (MIA) – Shitblerja e produkteve bujqësore në tremujorin dytë 2025 është 3,6 miliardë denarë. Blerja e produkteve bujqësore në tremujorin e dytë të vitit 2025, nga prodhuesit individual është rritur për 26,4 për qind, ndërsa shitja e produkteve bujqësore nga prodhimi vetanak është zvogëluar për 5 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas ESHS, blerjet dhe shitjet në tremujorin e dytë 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë u rritën për 7.2 për qind.

nga D. V.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është takuar me Rene Troccaz, të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kanë zhvilluar diskutim lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si dhe për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon.

“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, dhe gjithashtu partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha”.

“Mirënjohës për angazhimin e Zotëri Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More