Shkup – Arrestohet 22-vjeçari nga Kërçova për drogë

nga D. V.

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj T.A. (22) nga Kërçova, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas raportit të policisë, më 05.04.2025, në unazën e Shkupit, tek nyja “Vollkovë”, zyrtarët policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit dhe gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të denoncuarit do të ndiqet procedurë penale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More