Shkup – Festë madhështore për 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

nga Redaksia

Shkup, 13 gusht – Sonte, Shkupi u kthye në qendër të një ngjarjeje të veçantë kulturore, duke shënuar 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit – dokument historik që vulosi paqen, garantoi barazinë dhe hapi një kapitull të ri bashkëjetese mes komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.

Në një gala të organizuar me pjesëmarrjen e yllit me famë botërore Ramë Lahaj dhe në bashkëpunim me Filharmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, publiku përjetoi një mbrëmje të jashtëzakonshme ku muzika, arti dhe kultura u ndërthurën në mënyrë të përsosur, shkruan Zhurnal.mk.

Zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Izet Mexhiti, e cilësoi këtë aktivitet si një homazh për paqen dhe harmoninë, duke theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si themel i bashkëjetesës në vend.

Magjia e muzikës dhe emocionet e artit e kthyen mbrëmjen në një përjetim të paharrueshëm, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të pranishmëve dhe duke dëshmuar se kultura vazhdon të jetë ura më e fortë e bashkimit mes njerëzve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More