Shoqatat e biznesit në Kinë nuk pajtohen me ” tarifat reciproke ”
Gjashtë shoqatat kryesore të biznesit në Kinë publikuan deklaratat e tyre për të shprehur kundërshtim ndaj “tarifave reciproke” të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.
Dhoma e Tregtisë e Kinës për Import-Eksportin e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (CCCMHPIE) theksoi në deklaratën e saj, se masat e njëanshme tregtare të qeverisë amerikane shpërfillin rregullat e OBT-së. Këto masa, jo vetëm do të ndikojnë seriozisht në prodhimin dhe funksionimin e kompanive globale të industrisë farmaceutike, duke përfshirë ato kineze, por edhe do të ndikojnë ndjeshëm edhe në kërkimin, zhvillimin, prodhimin dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve industrialë të furnizimit global, duke dëmtuar seriozisht shëndetin e banorëve të vendeve të ndryshme, sidomos mirëqenien mjekësore të grupeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Po kështu në të njëjtën linjë janë edhe shoqatat e Makinerive dhe Produkteve Elektronike (CCCME), të Metaleve, Mineraleve dhe Kimikateve (CCCMC), të Ushqimeve, Prodhimeve Vendase dhe Nënprodukteve të Kafshëve (CCCFNA), të Tekstileve (CCCT), të Industrisë së Lehtë dhe Artizanatit(CCCLA).i