Shqipëria ekstradon në Austri shtetasin e Maqedonisë të kërkuar për trafik droge

nga Xh M

Autoritetet shqiptare ekstraduan sot në Austri shtetasin Mondi Gitlan, i dënuar me pesë vjet burg për trafik droge.

“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës, me homologët në Austri, u finalizua procedura për ekstradimin nga Shqipëria, në Austri, të shtetasit Mondi Gitlan, 29 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut”, raportuan mediat.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht sepse Gjykata e Vjenës, në muajin maj, 2025, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Gitlan, njëzet e nëntë vjeçar, u arrestua në fillim të muajit të kaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës në kufirin e Shqipëri-Maqedoni, gjatë daljes nga Shqipëria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More