Shqipëria pa Marash Kumbullën në ndeshjen me Serbinë

nga D. V.

Marash Kumbulla do të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave të blerta. Këto janë raportimet e fundit nga Spanja, që tregojnë se mbrojtësi do të jetë sërish i gatshëm për Majorkën pas pushimit të kombëtareve.

25-vjeçari pësoi një dëmtim muskulor në sfidën e fundit të 21 shtatorit, që Majorka luajti përballë Atletiko Madrid. Shtatlarti i repartit difensiv la fushën e lojës në minutën e 36-të dhe vendin e tij e mori Pablo Torre.

Ndeshjet e radhës që Majorka do të luajë pa Kumbullën do të jenë me Real Sociedad, Alavesh dhe Atletik Bilbaon. Nëse gjithçka shkon sipas planit, rikthimi do të jetë ndaj Seviljes, më 18 tetor.

Kumbulla do të qëndrojë kështu jashtë listës së Silvinjos për sfidat e tetorit. Kombëtarja do të sfidojë Serbinë në transfertë për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe më pas Jordaninë në miqësore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More