Shqipëria rrëmbën medaljen e Bronzit në Kampionatin Botëror të Qitjes, të zhvilluar në Kairo të Egjiptit.
Ekipi Kombëtar i Shqipërisë u përfaqësua në Kampionatin Botëror të Qitjes, në disiplinën Target Sprint Miks, pushkë me ajër.
Çifti Henri Rrufa dhe Sabina Hoti zhvilluan një garë të shkëlqyer, me konkurrecë të fortë përballë Gjermanisë, Zvicrës, Italisë dhe Egjiptit dhe në fund arritën të rrëmbenin medaljen e Bronzit.
Një arritje shumë e rëndësishme për qitjen shqiptare në arenën botërore dhe një sinjal inkurajues që rikthen emrin e Shqipërisë në majat e podiumeve botërore të qitjes.
