Shqipëria vendosi rekorde të tjera në kualifikueset e Botërorit

nga D. V.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në play-off të një Kupe Bote, teksa me vendin e dytë në Grupin K, bëri të mundur që të jetë në garë edhe në ndeshjet e marsit për një biletë në turne. Por ky, nuk ishte rekordi i vetëm që vendosën kuqezinjtë nën drejtimin e Sylvinjos në këto kualifikuese.

Për herë të parë në historinë e kualifikuesve të Kupës së Botës, Shqipëria e mbyll me një golavarazh pozitiv grupin e saj. Ndonëse me vetëm 7 gola të shënuar, një shifër jo shumë e lartë, falë vetëm 5 golave të pësuar, një tjetër rekord, kuqezinjtë ia dalin që më në fund të kenë në histori një fazë grupi me një bilanc pozitiv.

Shifra më e mirë e realizuar më parë ishte e edicionit të mëparshëm nën drejtimin e Edi Rejas, ku pavarësisht 6 fitoreve të regjistruar, Shqipëria e mbylli me golavarazh 12-12.

Po ashtu, për herë të parë Shqipëria mbyll eliminatoret me vetëm dy humbje, ato ndaj Anglisë dominuese të grupit. Bilanci më i mirë i mëparshëm kishte qenë me 3 humbje në edicionin e vitit 1986.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More