“Shqiptarët i shihni me lupë, për serbët i mbyllni sytë” – aksioni simbolik në Bujanoc ndaj dënimeve të padrejta për shqiptarët

nga D V

Ish- kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se sot kanë realizuar një aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore.

“Shqiptarët i shihni me lupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë!”, ishte mesazhi që u vendos para këtyre dy institucioneve.

Lutfiu në një postim në Facebook ka shkruar se “Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc.

Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH”.

Ai ka shtuar se shqiptari u dënua me pretekstin e intolerancës kombëtare, ndërsa sipas Lutfiu ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minjë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More