Shtatë kandidatë për kryetarë komunash dhe 14 lista të këshilltarëve në Kumanovë

nga D. V.

Kumanovë, 23 shtator – Janë pranuar shtatë kandidatura për kryetarë komunash në Kumanovë, ndërsa një është hedhur posht, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Për këshillin, janë pranuar 14 lista, dy të pavarura, të tjerat të partive dhe koalicioneve.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, konfirmohet lista e “Së Majtës” dhe kandidatit Mirosllav Petkoviq, e Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë Tonë – Maksim Dimitrievski, Përvoja për sukses” Koalicioni PLD, Violeta Arsovska, e Aleancës Kombëtare për Integrim, e udhëhequr nga BDI-ja me kandidatin Selver Ajdini, lista e koalicionit të LSDM-së me kandidatin Martin Kostovski, e Koalicionit VLEN – Arben Etemi, është hedhur posht lista e një grupi votuesish dhe kandidatit Ninosllav Jakimovski dhe u pranua lista e një grupi votuesish e Goran Stojkovski- Diro.

Gjithsej 434 kandidatë ka për vend për 31 këshilltarë në Kumanovë, njoftojnë nga KSHZ, në gjithsej 14 lista. Janë pranuar listat e një grupi votuesish me bartësin Mesut Bajrami, E Majta – Vitoria Zafirovski, Lëvizjes ZNAM për Maqedoninë Tonë me bartësen Ivana Gjorgjievska, një grupi votuesish Ivan Petkovski, Koalicionit “Për të Ardhme të Gjelbër” me bartësin Sreten Stojkovski. U konfirmua edhe lista e Epokës së Tretë/Maqedonase-Sovrane me bartësin, Marjan Peshevski, e MAAK, me bartës Aca Janevski, e “Përvoja për sukses” me Toma Gligorijevski, e AKI-s me Blerim Iseni si bartës, e LSDM-së me Tomica Iliq, “Për Maqedoninë Tonë” e udhëhequr nga VMRO DPMNE me bartësin Vlladimir Mihajlovski, e PDSM me bartësin Ivan Stoiljkoviq, e Koalicionit VLEN me bartësin, Skender Osmani, e “Maqedonisë së Vetme” me Sunçica Pavllova. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More