Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuarin (shtetas i Armenisë) i cili kishte shfrytëzuar rrugët ilegale për të hyrë në Republikën e Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:40 në Vërmicë.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Vërmicë 18.03.2025, 23:40. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuarin mashkull shtetas i Armenisë i cili kishte shfrytëzuar rrugët ilegale për të hyrë në Republikën e Kosovës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.