Shuhet zjarri në Koçan, hospitalizohen tre persona

nga Redaksia

Koçan, 22 korrik – Zjarri që shpërtheu pasdite para orës 14:00 në një shtëpi në rrugën “Braqa Stavrev” në Koçan, është shuar. 

Sipas informatave të Ndihmës së shpejtë mjekësore, janë hospitalizuar tre persona, të cilët pësuan nga thithja e tymit, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë.

Në luftën kundër zjarrit, zjarrfikësit nga Koçani intervenuan me të gjitha mjetet e disponueshme, ndërsa ndihmë kanë marrë edhe nga Vullnetarët kundër zjarrit. 

Hetimi për përcaktimin e rrethanave në të cilën shpërtheu zjarri nuk ka filluar ende.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More