“Si arabe”, Bujari vjen në duet me Adelinën dhe sjellin hitin e verës

nga Xh M

Dy emra të njohur të skenës muzikore shqiptare, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija, vijnë me një duet të ri që premton të pushtojë zemrat e publikut dhe të jetë hit i kësaj vere.

Kënga titullohet “Si arabe”, dhe sjell një kombinim të veçantë zërash, ritmesh orientale dhe emocioni artistik.

Ky bashkëpunim fantastik nuk është vetëm një surprizë për fansat, por edhe një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të dy artistëve, të cilët po sjellin një frymë të re në muzikën shqiptare dhe projekt i realizuar mjeshtërisht nga Nurtel.

Videoklipi i këngës “Si arabe” pritet të tërheqë vëmendje të madhe, falë stilit unik dhe performancës së fuqishme të dyshes Bujar dhe Adelina.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More