Si duket Shkupi në sytë e një turisti?

nga Xh M

Shkup, 7 nëntor – Për shumëkënd, kjo është pamja e parë – pra, përshtypja e parë për Shkupin: stacioni kryesor i autobusëve. Por në vend që t’i presë me një pamje të rregullt dhe moderne, turistët dhe të gjithë udhëtarët që e përdorin çdo ditë këtë stacion përballen me mbeturina, erë të pakëndshme dhe kaos të krijuar nga taksistët e paligjshëm që rrethojnë pasagjerët sapo zbresin.

Në fasadën e ndërtesës qëndron një orë e vjetër, e cila prej pesë vitesh tregon të njëjtën orë, si simbol i stagnimit dhe neglizhencës që mbretëron në këtë hapësirë — sikur koha të ketë ndalur në të kaluarën, kur kujdesi për çdo detaj ishte më i madh.

Ndërkohë që shërbimet komunale organizojnë aksione pastrimi dhe zbukurimi të qytetit, ky pjesë e Shkupit mbetet e harruar. Çdo ditë udhëtarët kalojnë nëpër trotuare të amortizuara, ndriçim jofunksional dhe një ambient që nuk i ngjan aspak një kryeqyteti europian.

Pamja që marrin turistët që në hapin e parë në Shkup është, për fat të keq, larg imazhit të një metropole moderne europiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More