Sigurohen kushte më të mira për mësim dhe rehabilitim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore nga ShFQB “Idnina”

nga D. V.

Shkup, 22 shtatir – Nxënësit e Shkollës fillore me qendrë burimore SHFQB “Idnina” në Çair nga kjy vit shkollor do të mësojnë në hapësirat e Shkollës së mesme shtetërore për rehabilitim dhe arsim, “Shën Naumi i Ohrit” në Kapishtec.

Punimet ndërtimore për adaptimin e hapësirave, të cilat filluan në korrik të këtij viti, janë në përfundim, ndërsa sot inspektim kryen ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të Odës Ekonomike MATTO, e cila mbështeti realizimin e projektit me 6 milion denarë.

“Nëntë kabinete për mbështetje individuale dhe punë sipas programit të modifikuar mësimor tashmë të pajisura, funksionale, ndërsa disa hapësira të tjera do t’i përfundojmë këto ditë, kështu që shumë shpejt fëmijët nga ‘Idnina’ do të transferohen këtu. Është siguruar kabinet montesori, kabinet për redukim psikomotorik, për art terapi, dhomë sensoriale, bibliotekë, tualete të përshtatura, pajisje të reja, dhe rreth 200 fëmijë në mënyrë të përshtatshme do t’i marrin shërbimet që u takojnë me ligj”, tha ministrja Janevska, duke theksuar se kjo do të jetë zgjidhje e përkohshme përderisa Qeveria të ndërton objekt të ri në lokacionin ekzistues në Çair.

Janevska shprehu falënderimet për Odën Ekonomike MATTO për mbështetjen dhe kontributin në sigurimin e arsimit cilësor për të gjithë fëmijët në Maqedoni.

Zëvendëskryeministri Mexhiti, i cili disa ditë më parë prezantoi projektin konceptual për objektin e ri shkollor, tha se Qeveria do të angazhohet për realizimin sa më të shpejtë të tij, pasi të gjithë fëmijët e meritojnë qasje të barabartë në arsim, ndërsa Çairi, ku edhe do të ndërtohet objekti, do të bëhet komunë gjithëpërfshirëse që përmes kësaj shkolle do të shpërndajë shërbimet e saj dhe do t’i ndihmojë komunave të tjera të sigurojnë edukim dhe rehabilitim të përshtatshëm për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.

“Faleminderim deri tek të gjithë të cilët e mbështetën projektin, sepse kjo është një fitore e bashkëpunimit mes institucioneve, komunitetit të biznesit dhe qytetarëve. Këto hapësira nuk janë vetëm mure dhe pajisje – ato janë simbol i shoqërisë që investon në të ardhmen e saj,” tha Mexhiti.

Kryetari i MATTO-s, Ajdovan Ademoski, shprehu se si komunitet biznesi përgjegjës, oda do të vazhdojë të mbështesë iniciativa për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies, sepse arsimi është dhe mbetet përgjegjësi e përbashkët shoqërore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More