Siljanovska Davkova e priti Rita Kolumbian, koordinatore e përhershme e sapoemëruar e Kombeve të Bashkuara

nga D V

Shkup, 18 shtator – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti Rita Kolumbian, koordinatore e përhershme e sapoemëruar e Kombeve të Bashkuara në vend me të cilën bisedoi për aktivitetet dhe projektet aktuale të cilat me mbështetjen e Organizatës së KB-së realizohen te ne ku u theksua bashkëpunimi i mëparshëm i shkëlqyer institucional, në të gjitha nivelet dhe fushat.

 Siç njoftuan nga kabineti i saj, presidentja Siljanovska Davkova, duke i shprehur urime për emërimin në detyrë, shprehu kënaqësi nga kontributi i mëparshëm i jashtëzakonshëm i Kombeve të Bashkuara për integrimin tonë evropian, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për vendin dhe qytetarët.

Të dyja bashkëbisedueset biseduan për zbatimin e kornizës për bashkëpunim nga viti 2021-2025, si dokument strategjik kryesor që përcakton punën e sistemit të KB-së në vend, në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More