Siljanovska-Davkova: Na nevojitet politikë si art i së mundshmes

nga Xh M

Shkup, 2 tetor – Na nevojitet politikë si art i së mundshmes, në vend të politikës të cilën e përjetojmë ku çështja është kush, kur dhe si fiton, deklaroi presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova pas arritjes në takimin e Komunitetit politik evropian në Kopenhagë.

“Na duhet më shumë kantianizëm, në vend të makiavelizmit”, shton Siljanovska-Davkova.

Sipas paralajmërimeve, në takim ku temat kryesore do të jenë mbështetja për Ukrainën dhe situata e përgjithshme e sigurisë në Evropë, Siljanovska-Davkova do të flasë në panelin: “Siguria dhe rezistenca – kërcënimet tradicionale dhe të reja” me të cilin do të kryesojnë presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në prag të takimit të sotëm, pjesëmarrësit në takimin e Komunitetit politik evropian mbrëmë në pallatin mbretëror Amalienborg në Kopenhagë morën pjesë në darkën e shtruar nga Mbreti danez Frederiku i dhjetë dhe Mbretëresha Meri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More