Siljanovska takoi Begajn

nga Xh M

Brno, 8 tetor – Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova sot është takuar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në Tivat të Malit të Zi, ku po marrin pjesë në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brionit.

Siç njoftojnë nga presidenca, në takim u diskutua përfshirja dypalëshe në nisma të ndryshme rajonale dhe shumëpalëshe për forcimin e lidhjeve rajonale.

“Presidentja Siljanovska Davkova e uroi presidentin shqiptar për hapjen e Klasterit 1 në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe vlerësoi se është një arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin”, informuan nga Presidenca.

Në takim u diskutua edhe për të drejtat e dy kombeve në këto dy vende.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More