Sinani takon kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi

nga Xh M

E filluam javën dhe vitin me një vizitë të rëndësishme në Këshillin Kombëtar Shqiptar, së bashku me këshilltarët komunalë të Kuvendit të Preshevës, ku u pritëm nga kryetari i sapozgjedhur, z. Enkel Rexhepi.

Gjatë këtij takimi, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit institucional dhe mënyrat më efikase për të avancuar interesat e qytetarëve shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Shprehëm përkushtimin tonë që Komuna e Preshevës të ofrojë mbështetje të pakushtëzuar për punën e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe për të siguruar që projektet e përbashkëta të realizohen me sukses.

Theksuam gjithashtu rëndësinë e shfrytëzimit të buxhetit të ndarë nga Republika e Kosovës në linjën buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ky buxhet, që përfaqëson një mbështetje konkrete nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është një mundësi e shkëlqyer për të investuar në ruajtjen e identitetit kombëtar, arsimin, kulturën dhe përfaqësimin e denjë të qytetarëve tanë.

Po ashtu, u theksua domosdoshmëria e bashkërendimit dhe bashkëkoordinimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë për të siguruar mbështetje më të madhe dhe avancim të çështjeve tona kombëtare.

Jam e bindur se me z. Rexhepi në krye të Këshillit dhe me bashkëpunimin tonë të ngushtë, do të arrijmë rezultate konkrete që do të ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve tanë dhe në fuqizimin e të drejtave tona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More