Situata kaotike në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, stuhia e frikshme Éowyn shënon viktimën e parë

nga Xh M

Stuhia Éowyn ka goditur në mënyrë të frikshme Irlandën dhe një pjesë të Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por jo vetëm.

“The Times” raporton se është shënuar viktima e parë nga kjo stuhi. Një burrë ka vdekur pasi një pemë ra në makinën e tij në Co Donegal, ka thënë policia në Republikën e Irlandës.

Donegal, në veriperëndim të vendit, ka qenë një nga zonat më të goditura nga erërat më të fuqishme të stuhisë Éowyn sot. Shkollat ​​në të gjithë qarkun janë mbyllur dhe transporti publik është ndalur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More