Skandaloze: Erkan Arifi i BDI-së mbeturinat e Likovës i hedh në Haraçinë!

nga Redaksia

Shkup, 19 shtator – Një veprim skandaloz është vërejt këtyre ditëve nga ana e kandidatit për kryetar të Likovës nga radhët e BDI-së, Erkan Arifi.

Pasi u mbyll deponia në Nikushtak, ai tani bërllokun e hedh në Haraçinë dhe kjo ka shkaktuar reagimin e banorëve. Ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe kandidati për kryetar komune të Haraçinës, Daut Beqiri nga radhët e VLEN.

“Si kandidat për komunën e Haraçinës nuk mund të hesht ndaj një padrejtësie që i bëhet vendit tonë. Para pak kohe me shumë mund dhe angazhim u mbyll deponia në Nikushtak, por sot po përballemi me një problem të ri. Komuna e Likovës ka filluar t’i hedh mbeturinat brenda territorit të komunës së Haraçinës. Kjo është e papranueshme! Haraçina nuk është vend për deponi. Komuna e Likovës ka territor të mjaftueshëm, pse duhet të sjell mbeturinat këtu dhe të na ngacmojë”, thuhet në reagimin e Beqirit.

Ditë më parë me vendim të ministrit të Ekologjisë, Izet Mexhiti është mbyllur përfundimisht deponia në Nikushtak e cila për 24 vite ka qenë burim ndotje dhe rreziku për shëndetin e banorëve të komunës së Likovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More