474
Poezi nga: Paulo Coelho
Përktheu: Maksim Rakipaj
S’ke përse shtiresh sikur je i fortë,
s’ke përse thua gjithçka të shkon mbarë,
mos çaj kryet çka mendojnë të tjerët,
nëse e ndjen të nevojshme të qash,
qaj, asgjë të keqe s’ka ta derdhësh edhe të fundmin lot,
sepse veç atëhere kthehet buzëqeshja.