Snopçe: Duam ta pranojmë apo jo, kemi institucione jofunksionale

nga D V

Shkup, 23 tetor – Qeveria e re duhet të bëjë reforma thelbësore në të gjitha sferat e shoqërisë, sepse duam ta pranojmë apo jo kemi institucione jofunksionale, tha Halil Snopçe, deputet i “VLEN-it”.

“Jo rastësisht jemi në këtë nivel dhe shkallë të korrupsionit, të demokracisë, të shtetit ligjor.

Arsyet mund të jenë një faktor njerëzor, por mund të jenë edhe ndikime politike nga qeveria e mëparshme. Këto parametra janë nga ish-qeveria.

Nëse nuk ndërmerret asnjë veprim në asnjë sferë, ne do të kontribuojmë në status quo. Nëse kemi formuar një qeveri të re, ajo duhet të marrë masa në të gjitha instancat”, thotë Snopçe në “Top Tema”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More