Sot (e hënë) nis edicioni i dytë i spektaklit të njohur, Ferma VIP. Në një intervistë pak para nisjes, moderatorja Luana Vjollca, tha se ky shou do të mbërthejë gjithë shqiptarët para ekranit.
Ajo bëri me dije se ky edicion do të ketë risi dhe supriza pafund, gjersa zbuloi se partneri i saj brenda në fermë, ai që do të jetë kryeplaku i këtij edicioni është Albano Bogdo.
Pjesë nga intervista:
Tea Sadiku: Si e parashikon të gjithë këtë eksperiencë?
Luana Vjollca: Më keni gjetur pa përgatitur. Patjetër që emocion i ri, i kam qef sfidat e reja. Kam qef të hetoj gjërat vetë, mendoj se do të jetë fitim suksesi.
Tea Sadiku: Çfarë presim sonte?
Luana Vjollca: Ne e nisim sonte, duam njëherë që kjo mbrëmje magjike do të mbërthejë shqiptarët sonte, shqiptarët të harrojnë hallet e tyre, të festojmë dhe natën e dytë të Fiter Bajramit. Mendoj se do jetë një rrugë e gjatë e suksesshme, Fermerët e kanë në dorë që të kthejnë këtë program në sukses.
Tea Sadiku: Sa fermerë do të jenë pjesë, kush do ju shoqërojë?
Luana Vjollca: 16 konkurrentë do të jenë pjesë e Fermës, emrat më në zë, por dhe më të spikatur. Jam e bindur që në fund të mbrëmjes, edhe publiku do të jetë i kënaqur me hyrjet, do të kemi muzikë, bashkim të shqiptarëve. Do të kemi një ekuacion matematikor që do të zgjidhet nga mesi i mbrëmjes.
Tea Sadiku: Po kryeplaku?
Luana Vjollca: Do të ketë një kryeplak. Po ua themi emrin, ai është Albano Bogdo.