Sorensen e mbyll vizitën me një postim nga Merdarja: Koha për t’i modernizuar pikëkalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

nga D. V.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, përpara se të përfundojë vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, ka vizituar pikën kufitare të Merdares.

Nga atje, ai tha se të gjitha pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të modernizohen.

“Para se të largohesha nga Kosova, u ndala në Merdare – një pikë kalimi moderne e ndërtuar nga BE. Është koha për të rritur bashkëpunimin për të modernizuar edhe të gjitha pikat e tjera të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Sorensen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More