Sot fillon faza e dytë në Superligën e Kosovës, vetëm një ndeshje në orar

nga D V

Sot (e premte) fillon faza e dytë e ndeshjeve apo xhiro e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës në edicionin 2024/25.

Superliga e Kosova ka mbyllur siparin e fazës së parë me nëntë xhiro të zhvilluara, ku skuadrat kanë luajtur të gjitha nga një herë mes vete, përveç Dritës e cila ka dy ndeshje më pak, ndaj Prishtinës dhe Suharekës.

Kështu, kampionati elitar i Kosovës hyn sot në një fazë të re, ku ekipet tashmë njohin më mirë kundërshtarët dhe janë gati për synuar maksimumin e pikëve.

Xhiro e dhjetë hapet me vetëm një ndeshje që është në orar për t’u zhvilluar sot, ku Feronikeli ’74 e pret Ferizajn në ‘Rexhep Rexhepi’ nga ora 13:00.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon ka përfunduar me fitoren e Ferizajt me rezultat 2-1.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More