Spanjollët e injorojnë përsëri Kosovën, e përmendin veç fitoren në Prishtinë dhe “seleksionin kosovar”

nga D. V.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) e ka injoruar edhe një herë shtetin e Kosovës.

Dje, para ndeshjes mes Kosovës U-21 dhe Spanjës U-21, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2027 për këtë grupmoshë, në paralajmërim kjo Federatë e kishte emërtuar vendin tonë si “Territori i Kosovës”, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërsa mbrëmë, as në raportin e lojës nuk përmendet shteti i Kosovës apo Kombëtarja e Kosovës, e cila prezantohet si “seleksioni kosovar”.

Spanjollët mundohen ta përmendin vetëm kryeqytetin kosovar, Prishtinën, për t’iu shmangur përdorimit të termit Kosova pasi Spanja nuk e njeh ende Kosovën si shtet.

“Mision i kompletuar në Prishtinë. (1:3). Spanja me golat e Joel Roca, Iker Bravo dhe Niño u djersit shumë për ta marrë fitoren kundër një kundërshtari të fortë”, shkroi Federata Spanjolle, e cila megjithatë tek rezultati final i lojës e vendosi flamurin e shtetit të Kosovës.

“Dritarja u mbyll me gjashtë pikë të reja pas fitores kundër Qipros dhe këtë të martë kundër seleksionit kosovar”, vazhdon shkrimi i institucionit më të lartë të futbollit spanjoll.

Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi dje se ka reaguar në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More