SPB Shtip ngre kallëzim penal për futje droge në burg

nga D. V.

SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër A.D. (43) nga Sveti Nikolla, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas policisë, gjatë muajit tetor 2024, i dyshuari ka futur drogë në repartin gjysmë të hapur të Institucionit Ndëshkues-Përmirësues në Burgun e Shtipit, ku ai vuante dënimin me burg.

Më 1 nëntor 2025, është kryer bastisje në hapësirën ku qëndronte A.D., ku janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, hashash, tableta dhe një përzierje me heroinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More