Spektakël me 4 gola në Bayern-Dortmund, por nuk ka fitues

nga Xh M

Në një nga përballjet më të shumwpritura në Bundesliga, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund ndanë pikët pas një sfide të zjarrtë që përfundoi 2-2. Emocione pa fund, ritëm i lartë dhe gola nga të dyja kampet karakterizuan këtë “Klassiker”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por menjëherë pas rifillimit të lojës, ishte Beier që i befasoi bavarezët dhe kaloi Dortmundin në avantazh. Megjithatë, skuadra e Vincent Kompany reagoi me forcë: fillimisht Guerrerio barazoi shifrat, e më pas Serge Gnabry përmbysi rezultatin duke kaluar Bayernin në epërsi.

Kur dukej se vendasit po e çonin ndeshjen drejt një fitoreje të rëndësishme, Anton i prishi planet, duke realizuar për 2-2 rreth 15 minuta nga fundi dhe duke siguruar një pikë të vlefshme për Dortmundin.

Ky barazim lejon Bayernin të ruajë kreun e tabelës me një avantazh prej 6 pikësh ndaj Bayer Leverkusen, që këtë javë nuk shkoi më shumë se një 0-0 ndaj Union Berlin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More