Spitali i Kumanovës pranoi 24 specialistë të rinj, por mbetet pa anesteziologë

nga Redaksia

Kumanovë, 15 qershor – Spitali i Kumanovës është “më i pasur” për 24 specialistë të rinj, nga dy në pothuajse çdo repart. Ministria e Shëndetësisë miratoi punësimin e 28 personave, që është numri më i madh në nivel shtetëror. Autoritetet presin që pacientët nga rajoni verilindor të marrin shërbim shëndetësor më efikas dhe në kohë, transmeton zhurnal.mk.

“Në konkurs nuk u paraqit asnjë specialist anesteziolog, një nga psikiatria u tërhoq, dhe nuk pati të interesuar as për oftalmologji e as për dermatologjinë. Për këto katër pozita do të shpallet sërish konkurs”, deklaroi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë, Sasho Stoshevski.

Gjendja me mungesën e anesteziologëve mbetet shqetësuese. Aktualisht në marrëdhënie të rregullt janë vetëm dy anesteziologë, të cilët në fillim të vitit të ardhshëm do të dalin në pension. Spitali rrezikon të mbetet pa asnjë anesteziolog. Problemi për momentin po zgjidhet me angazhimin e specialistëve nga klinikat e Shkupit. Gratë shtatzëna dërgohen në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë (GAK).

“Dikush është dashur të shpallë konkurs dhe të dërgojë mjekë të përgjithshëm në specializim që tetë-nëntë vite më parë. Që sot të kishim specialistë. Nuk dua të fajësoj askënd, por më parë ka qenë një ‘listë dëshirash’ për specializime – kush ka dashur, e ka marrë, e jo sipas nevojës reale të qytetit dhe spitalit”, tha drejtori i spitalit të Kumanovës.

Autoritetet theksojnë se vetëm me ndryshime të menjëhershme ligjore mund të detyrohen mjekët të bëjnë turne në institucionet ku ka mungesa. Spitali ka dorëzuar kërkesa për punësimin e 60 infermiereve, mamive, sanitareve dhe shoferëve. Kërkesat janë dorëzuar te ish-ministri i Shëndetësisë, por nuk kanë marrë përgjigje. Vitin e kaluar kanë dalë në pension 110 persona. Institucioni shërben për rreth 200.000 banorë nga rajoni verilindor.

Në afërsi të spitalit të Kumanovës ndodhen katër pika kufitare, mes tyre edhe ajo më e frekuentuara në shtet – pika kufitare Tabanoc.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More