Sulmi me thikë në shkollën gjermane, i riu nga Kosova jashtë rrezikut për jetë

nga D. V.

Autori i dyshuar, i cili plagosi rëndë një mësuese në një kolegj profesional në Essen me thikë të premten, më 5 shtator, nuk është më në rrezik vdekjeje – edhe pse fillimisht u raportua se ishte qëlluar për vdekje.

Një zëdhënës i policisë së Bochum e konfirmoi këtë të hënën (8 shtator), shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet e ditur se 17-vjeçari iku pas sulmit dhe më vonë u qëllua nga policia në qendër të qytetit të Essenit.

Mësuesja u shtrua në Spitalin Universitar të Essenit të premten dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.

Jeta e saj nuk është më në rrezik.

Sipas mediave gjermane, sulmuesi është nga Kosova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More