Sulmi ndaj News24/ “Shqetësuese ndërprerja papritur e aktivitetit të Focus Media Group”, OSBE reagon ashpër: Mosmarrëveshjet pronësore s’duhet të ndalojnë transmetimin

nga L. M

OSBE ka reaguar ashpër në lidhje me sulmin e paprecedentë ndaj Focus Media Group dhe mediave të lidhura me të, News24, Panorama, Gazeta Shqiptare, BalkanWeb dhe Radio RASH.

OSBE shprehet se situata rreth ndëprerjes së papritur të oeracioneve të grupit mediatik është shqetësuese.

 

Në reagimin zyrtar OSBE vendos theksin duke u shprehur se mosmarrëveshjet pronësore dhe të biznesit nuk duhet të sjellin ndëprerje të menjëhershme të transmetimit mediatik.

“Situata që lidhet me ndërprerjen e papritur të aktivitetit mediatik të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet mbi pronësinë dhe biznesin nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit mediati”, thuhet në reagimin e OSBE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More