Sulmi në Magdeburg të Gjermanisë, njihuni me dy mjekët nga Maqedonia që ndihmuan në shpëtimin dhe shërimin e të lënduarve

nga Xh M

Berlin, 22 dhjetor – Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes në qytetin gjerman Magdeburg, është rritur në pesë të shtunën, ndërsa mbi 200 njerëz të tjerë janë lënduar, pikërisht për të lënduarit, janë përkujdesur edhe dy mjek nga Maqedonia e Veriut.

Nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Gjermani thonë se ndjehen krenar që diaspora jonë po kontribuon për tejkalimin e rastit tragjik në Gjermani.

“Krenar me dr.Zlatko Stankovskin dhe dr.Vladimir Mitevskin! Zlatko është nga Prilepi kurse Vladimiri nga Radovishi. Ata punojnë si specialistë në mjekësinë interne dhe kujdesin intensiv në Spitalin Magdeburg. Ata mbrëmë dhanë kontributin e tyre për shpëtimin dhe shërimin e të lënduarve nga tragjedia në Magdeburg. Krenar me diasporën tonë”, shkruan Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More