Sulmi terrorist në New Orleans, Papa ndan mesazh ngushëllimi për të prekurit

nga Xh M

Papa Françesku thotë se ndihet “thellësisht i pikëlluar” pasi mësoi për sulmin terrorist në New Orleans.

Të dhënat paraprake të hetimit nga sulmi i përgjakshëm i ditës së parë të vitit të ri në Nju Orlins tregojnë për një skenar të cilit institucionet e rendit dhe ligjit dhe zyrtarët e sigurisë i druheshin prej kohësh, një komploti që së paku ishte frymëzuar nga grupi terrorist ‘Shteti Islamik’.

Byroja Federale e Hetimeve, FBI, të mërkurën konfirmoi njoftimet se i dyshuari kishte vendosur flamurin e ISIS-it në kamionin me të cilën goditi turmën në Nju Orlins në orët e hershme të së mërkurës para se të vritej në një shkëmbim zjarri me policinë.

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se FBI-ja zbuloi se i dyshuari mori veprime të tjera “pak orë para sulmit” për ta shprehur publikisht besnikërinë e tij.

I dyshuari Shamsud-Din Jabbar, një shtetas 42-vjeçar amerikan dhe ish-rezervist i Ushtrisë amerikane, “postoi video-regjistrime në rrjetet sociale duke treguar se është frymëzuar nga ISIS-i”, tha Presidenti Biden.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More