Gjykata Supreme e Kosovës e ka shfuqizuar nenin e Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025, që kufizonte të drejtën e veteranëve për kompensim financiar.
Vendimi ësstë marrë pas kërkesë padisë të paditësve: L.S.,N.Q.,T.S., dhe S.M., të paraqitur kundër të paditurës, ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).
“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e paditësve: L.S.,N.Q.,T.S., dhe S.M., të paraqitur kundër të paditurës: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), dhe ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 14.A, par.1, nënpar.5 të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025 (MPMS) për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr.06/2012 për Procedurat e Aplikimit në Skemën e Pensioneve dhe Beneficioneve të Përcaktuara në Ligjin nr.04/L-054 për Statutin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre, Ligji Nr.04/L-172 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.04/L-054 për Statutin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave të Dhunës Seksuale të Luftës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre, dhe me Ligjin Nr.04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më datë 09.10.2015”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
