Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit

nga D. V.

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Letonisë.

Tekniku kuqezi ka thirrur 25 futbollistë, ku shumica nga ta emra të pritur, por ka edhe befasi sikurse mungesa e portierit legjendar, Etrit Berisha.

Grumbullimi i Kombëtares kuqezi do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.

Më pas, më 5 shtator, ekipi kombëtar do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar

PortierëThomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

MbrojtësElseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti

MesfushorëYlber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani

SulmuesArmando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More