Takim dypalësh Dimovski – Zollt në seancën ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë

nga D V

Ohër, 27 shtator – Zëvendës-kryetari i Qeverisë përgjegjës për sistem politik, Lupço Dimovski sot në Ohër zhvilloi takim dypalësh me zëvendëskryeministrin e Hungarisë Zollt Semjen në kuadër të seancës ndërqeveritare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Hungarisë.

Bashkëbiseduesit, siç kumtoi Qeveria e RMV-së, biseduan për disa tema aktuale dhe konkluduan se dy vendet ndajnë vlera të njëjta tradicionale në shumë sfera, para së gjithash në pjesën e zgjërimit të Bashkimit Evropian, ekonomisë dhe lirisë së besimit dhe të drejtën e shprehjes fetare.

Në takim, siç u theksua, është potencuar se zbatimi i projekteve strategjike nënkupton forcimin e sovranitetit të vendit dhe BE-së, veçanërisht për shkak të integrimit të rajonit në tërësi.

Hungaria, siç është theksuar, është një mbështetes i fortë i integrimit të përshpejtuar dhe të plotë evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More