Takim i ministres Janevska me shefin e misionit të OSBE-së, Val

nga Xh M

Shkup, 4 shtator – Ndërtimi i shkollave si mjedise harmonike ku nxitet besimi i ndërsjellë mes nxënësve nga komunitete të ndryshme etnike është zotim për krijimin e një shoqërie që e vlerëson diversitetin dhe gjithëpërfshirjen. Me iniciativa dhe aktivitete që nxisin një atmosferë respekti dhe mirëkuptimi, ne mund t’i ndihmojmë nxënësit që të zhvillojnë ndjenjën e empatisë dhe bashkëpunimit që kapërcen kufizimet dhe kontribuon në zhvillimin e shoqërisë si tërësi funksionale, ranë dakord në takimin e sotëm ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe bashkëbiseduesi i saj, shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori Kilian Val.

“Aktivitetet e përbashkëta mlsimore dhe jashtëshkollore të nxënësve me prejardhje të ndryshme etnike u mundësojnë nxënësve të shprehin lirisht mendimet e tyre, të perceptojnë këndvështrime të ndryshme dhe të rrisin tolerancën. Duke e bërë këtë, mësuesit modelojnë sjellje gjithëpërfshirëse dhe inkurajojnë bashkëpunimin, gjë që çon në ndërtimin e besimit mes nxënësve”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Ministrja Janevska falënderoi ambasadorin Val për ndihmën e vazhdueshme logjistike dhe financiare në luftën kundër stereotipeve dhe paragjykimeve etnike, përmes zhvillimit të unitetit dhe përkatësisë, që kontribuon në ngritjen e kapaciteteve për paqe sociale, siguri dhe përparim të komunitetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More