Takim i ministrit Mucunski me ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Andrju Stou

nga Redaksia

Shkup, 19 shtator – Në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u takua në Departamentin e Shtetit me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Andrju Stou.

Siç njoftoi MPJTJ, në takim u diskutuan arritjet në 30 vitet e fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, partneriteti strategjik, bashkëpunimi politik dhe sektorial, si dhe potenciali për thellimin e tyre të mëtejshëm.

“Bashkëbiseduesit konfirmuan së bashku marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe miqësore, të bazuara në vlerat e sigurisë, demokracisë dhe lirisë. Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA në transformimin e shoqërisë, forcimin e kapaciteteve dhe zbatimin e reformave të nevojshme”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Në takim u diskutua gjithashtu aleanca e fortë në NATO, bashkëpunimi aktiv në organizatat shumëpalëshe dhe kontributi i përbashkët në stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe globale, shtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More