Takimi i jashtëzakonshëm koordinues i drejtorit Selami, për të dërguar ndihmë në Bosnjë dhe Hercegovinë

nga Xh M

Shkup, 6 tetor – Sipas kërkesës për ndihmë që Qeveria e Bosnjës dhe Hercegovinës bëri dje në mbrëmje përmes Mekanizmit Evropian për Mbrojtje Civile, drejtori i DMSH-së, z. Xhevat Selami, në ora 22:00 thiri mbledhje urgjente koordinuese.

Në mbledhje u shqyrtua kërkesa për ndihmë dhe u vendos që Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të dërgojë ekipet e mëposhtme:

📍Ekipi i kërkim-shpëtimi nga rrënojat (17 anëtarë me pajisje dhe 5 automjete) dhe,

📍Ekip shpëtimi nga përmbytjet me pompa (16 anëtarë, 20 pompa me kapacitet total 6000 l/minutë dhe 6 automjete).

Nga Qeveria e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës pritet të marrë një vendim për pranimin e ndihmës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More