Taravari dorëzoi dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë

nga D. V.

Shkup, 15 maj – Ministri i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Me këtë letër ju informoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit.

Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale.

Ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin shëndetësor”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Taravarit drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More