Taravari: Kam komunikim me të gjitha partitë politike, përveç Selës dhe Thaçit

nga D. V.

Shkup, 25 mars – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në një konferencë për shtyp tha se ka komunikim me të gjitha partitë politike.

“Kam takim me të gjitha partitë politike, përveç me Ziadin Selën dhe Menduh Thaçin. Nuk e shoh të keqe të kesh komunikim”, tha Taravari.

I pyetur se a do të dalin si VLEN në zgjedhjet lokale, Taravari tha se mbrëmë kanë pasur takim që ishte konstruktive, por vendim ene nuk kanë marrë.

Në pyetjen se nëse kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani do të kalojë në partinë e tij, Taravari theksoi se ka pasur takim të mirë me Shabanin por se vendimi i takon atij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More