Taravari: Opozita nuk e ka fare telashe çështjen e gjuhës, ata frikësohen nga drejtësia

nga Xh M

Shkup, 7 dhjetor – Një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për media foli për situatën aktuale të krijuar në vend, saktësisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritetet të merret më 11 dhjetor.

Taravari theksoi që opozita shqiptare duke aluduar në BDI-në nuk e ka fare telashe çështjen e gjuhës. Pra, sipas tij opozita është në ethe nga përgjegjësia para drejtësisë. “E them me plotë përgjegjësi që opozita fare nuk e ka telashe çështjen e gjuhës. Ata e kanë telashe që duhet të dalin para drejtësisë e për këtë veçse kanë marrë sinjalet e para”, tha Taravari.

Ai gjithashtu shtoi se po ta kishin pasur këtë brengë do ta kishin zgjidhur këtë çështje me Sali Murat.

“Ata po ta kishin pas hallin e gjuhës shqipe këtë çështje do ta kishin mbyllur me deputetin e tyre aktual, Sali Murat, kur ky i fundit ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Kështu që BDI e ka vetëm blof për të defokusuar nga përgjegjësia e drejtësisë”, përfundoi Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More