Të burgosurit kosovarë në Serbi po mbahen si “rob lufte”, letra e Haxhiut për transferim cilësohet si e “kotë”

nga Xh M

Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë për tu gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Ishte kjo kërkesa e ministres e Drejtësisë kosovare, Albulena Haxhiut, në letrën që iu iu drejtua ministres serbe të Drejtësisë, Maja Popoviç, për të burgosurit kosovare që po mbahen në burgjet serb, nën dyshimet për krime lufte.

E këtë letër e ka cilësuar si të “kotë” avokati Xhevdet Smakiqi, i cili ka qenë i ashpër ndaj Qeverinë për neglizhencë ndaj këtyre rasteve.

“Letër koti, është formale sa për ti përmbushur efektet para publikut… ka bërë shumë gabim pas nuk kemi ndonjë marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë… njëri ministër thotë do ta arrestojë Vuçiqin ndërsa një ministre tjetër i shkruan ministres së Drejtësisë. Kemi një Qeverie në gjuhën popullore, budallicë, ndërsa në gjuhën diplomatike mund ti themi qesharake para faktorit ndërkombëtar”, ka thënë Smakiqi në “FIVE” të Dukagjini.

“Ka pasur një neglizhence një s’ka interesim fare nga Qeveria e Kosovës pasi përveç një vizite që e ka bërë i ngarkuar me punë në Beograd, zoti Jashari. Dhe postimi apo deklaratave formale që i ka bërë Qeveria nuk ka pasur asnjë sukses të organizmit të ndonjë monitorimi nga organizatat ndërkombëtare e as ndërmjetësit në Bruksel”, ka shtuar Smakiqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More