Të hënën, shkollat mirëpresin nxënësit, Idrizi: Parashihen një sërë reformash

nga Redaksia

Shkup, 31 gusht – Shkollat kanë filluar parapërgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit edukativo- arsimor. TVM 2 qëndroi në Shkollën Fillore Liria ku nga drejtoria u theksua se janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit shkollor . Stafi mësimdhënës është paisur me mjetet e nevojshme didaktike për të mirpritur nxënësit.

“Si cdo fillim I vitit shkollor edhe kët vit shkollor 2025\2026 ,I kemi bërë pregaditjet e duhura ,dmth pastrimin gjeneral të shkollës ,dezinfektimin ,deratizimin ,kontrollet rregullimin e peperaparateve ,rregullimin e mjeteve didaktike me të cilën do të realizohet procesi edukatiovo-arsimor dmth me të gjitha tiparet sa I përket nje shkolle dhe këtë vit jemi të gatshëm ti presim nxënësit tanë si është më së miri”, u shpreh drejtoresha në ShF “Liria”, Teuta Idrizi.

Drejtoresha Idrizi, potencon se ky vit do të shoqërohet me një sërë reformash. Ndër to trajnimet për mësimdhënësit që janë relizuar dhe do të vijojnë si dhe ndryshimet në ditarin elektronik.

“Këtë vit shkollor sic do vit kemi ndryshime dmth reforma qoftë në procesin edukativo-arsimor ,qoftë në ditarin elektronik ,mirëpo informacionet I kemi pasur me kohë prej Byrosë së zhvillimit të arsimit edhe MASH-it .Të gjitha përgadfitjet vecmë kemi filluar ti bëjmë prej në qershor sa I përket orareve ,plan programeve ,arsimtarët kanë qenë të infromuar me fondin e orëve për shkak se sivjet dhe kemi ndryshime tek klasat e shtata ,teta ,vetëm klasat e nënta vazhdojnë me plan programet e vjetra dmth ka risi.Sa I përket ditarit elektronik ,kemi risi meqë programi I këtij ditari është avnsuar,jemi në kontakt administratorët kanë qenë në trajnime tani është vecmë ajo faza ku ne fillojmë ta implementojmë risitë në ditarin elektronik dhe shpresoj që gjithçka do të shkon ashtu siç duhet”, theksoi Idrizi.

Drejtoresha e shkollës fillore Liria ,Teuta Idrizi poashtu njofton se për të dytin vit radhazi, shtypja dhe shpërndarja e teksteve shkollore është kryer në kohë, dhe çdo shkollë do të marrë numrin e kopjeve që ka kërkuar përmes aplikacionit të posaçëm elektronik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Gjithashtu janë siguruar tekste shkollore për gjuhë të huaja, dhe tekste të reja shkollore me përmbajtje të përmirësuar janë gjithashtu në dispozicion për klasën e shtatë të arsimit fillor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More