Të paktën një i vdekur dhe disa të plagosur nga një sulm me armë në një qendër migrantësh në Dallas

nga L. M

Një person hapi zjarr të mërkurën në një zyrë të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Dallas, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur disa të tjerë, para se të vetëvritej me armë, sipas autoriteteve vendore dhe federale.

Policia u përgjigj ndaj njoftimeve për të shtëna rreth orës 6:40 të mëngjesit, me orën lokale, në zyrën e ICE-së në veriperëndim të Dallasit. Hetimet paraprake tregojnë se autori hapi zjarr ndaj zyrës nga një ndërtesë ngjitur.

Dy persona u dërguan në spital me plagë nga armët e zjarrit, ndërsa një tjetër person u gjet i vdekur në vendngjarje. Ende nuk dihet nëse viktimat janë të ndaluar të ICE-së, punonjës sigurie lokalë apo pjesëtarë të forcave të rendit, tha zëdhënësja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tricia McLaughlin.

Sipas saj, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që të shtënat të jenë bërë nga çatia e një ndërtese afër objektit të ICE-së. Ajo sqaroi gjithashtu se sulmi ndodhi në një zyrë dhe jo në një qendër paraburgimi. Në këto zyra bëhet përpunimi i shpejtë i personave të arrestuar së fundmi nga autoritetet e imigracionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More